DURRËS, 2 tetor 2013 – Tani nuk vidhen vetëm veturat gjermane Benz apo BMW, por edhe Range Rover, por nuk kursehen as banesat e kosovarëve në Plazh. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 1 tetor 2013, ora 8.00 paradite, në Fermë Sukth 49-vjeçarit E. M, me banim në Xhafzotaj, i kanë vjedhur automjetin e markës Range Rover me targa AA963GY. Po më 1 tetor 2013, gjatë orëve të natës, ne lagjen 13 Plazh, sektori Iliria, është vjedhur banesa e shtetasit B. H., 31 vjeç, që banon në Kosovë: frigorifer, lavatriçe, 4 divane, 2 dollapë rrobash. Blutë thonë se në të dy rastet u arrit të identifikohen autorët e dyshuar, të cilët u shpallën në kërkim.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/