Një 44-vjeçare dyshohet se shfrytëzohet për prostitucion nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Dyshimi është hedhur nga 54-vjeçarja nga Durrësi, shtetasja me iniciale E.E.
Kjo e fundit ka denoncuar në polici se shtetasja V.E., vjeçe 44, dyshohet se shfrytëzohet për prostitucion nga persona të paidentifikuar.
Grupi hetimor nuk jep asnjë detaj më të hollësishëm lidhur me ngjarjen, pasi çështja është nën hetim dhe denoncimi është ende në fazën e verifikimit të vërtetësisë së tij.
Sipas policisë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.





