DURRËS, 17 nëntor 2014 – E diel terse, teksa largohen, për arsye, ende, misterioze, dy vajza, një adoleshente e fejuar dhe një 23-vjeçare.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të dielën më 16 nëntor 2014, ora 16.00, janë regjistruar dy kallëzime paralele për arratisje vajzash nga fshatra të rrethit të Durrësit. Kështu 18-vjeçari me iniciale D. K., nga fshati Hamallaj i bashkisë së Sukthit u ka deklaruar bluve me shqetësim të madh se rreth orës 2.30 të pas mesit të natës është larguar nga banesa e fejuara e vet me inicialet B. XH., 15 vjeçe. Kurse 53-vjeçari I. M., nga fshati Rromanat i komunës së Rrashbullit, ka deklaruar se i është larguar nga banesa e bija me inicialet D. M, 23 vjeçe. Forcat e rendit thanë se po punohet për gjetjen e dy vajzave.
/th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





