·        Titulli i pronësisë, si kapital dhe garanci për marrje kredie

 

DURRËS, 6 prill 2014 –  Të dielën,më 6 prill 2014, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama erdhi në Kënetën e Durrësit në një takimi me banorët lidhur me legalizimet falas, teksa dorëzoi tituj pronësie, dhe gjatë fjalës së tij ai u shpreh se qeveria do të garantojë legalizim falas në çdo cep të Shqipërisë, duke theksuar se do t’i jepet certifikata e pronësisë çdo qytetari.

Nga fjalimi i Kryeministrit Edi Rama

“Kënaqësi e posaçme për ne që merremi me politikë dhe që fatkeqësisht jo për fajin tonë kemi namin që dimë të premtojmë por jo të mbajmë fjalën, që të jemi sot këtu për të çuar para realizimin konkret të një zotimi madhor të fushatës sonë për rilindjen e vendit dhe jo vetëm fushatës së PS por edhe të LSI për të ecur më shpejt drejt një Shqipërie Evropiane.

Sot jemi këtu pasi jemi të gatshëm që zotimin tonë për të kryer dhe mbyllur legalizimet, si një plagë e madhe dhe thelluar në vite, falas ta bëjmë realitet. Ta bëjmë realitet duke filluar siç kemi filluar në çdo zonë me dhënien e dokumenteve të pronësisë për ata që kanë aplikuar vite më parë.

Procesi është ndryshuar dhe të gjithë qytetarët do të kryejnë procedurat për legalizimet do të bëhet me mbështetjen e ALUIZNIT.

Kemi bërë një ndryshim themelor në proces duke vendosur jo më që ju të shkoi ju te ALUIZNI por ai të vijë te ju. Të vijë te shtëpitë tuaja, të jetë shërbëtori juaj për të plotësuar dokumentacionin. Ai dokumentacion që ishte tortura më e madhe, sot do bëhet me asistencën e ALUIZNI-t dhe falas. Gjithë procesin e mban përsipër shteti.

Falas do bëhet legalizimi edhe për të gjitha familjet pa përjashtim. Duam t’i japim fund këtij procesi. Ne e bëjmë këtë jo vetëm që kush ka ndërtuar të marrë pronësinë edhe për një arsye tjetër që ka të bëjë drejtpërdrejtë me ekonominë.

Janë mijëra familjet kanë paguar një herë, dy apo tre herë pa llogaritur sa kanë paguar për ata që kanë trokitur në derë sa afrohej fushata shkuan deri aty sa të jepnin letra false si tapi. Ne kemi ardhur t’ju japim dokumente pronësi, tituj pronësie.

Jemi sot këtu për të çuar përpara realizimin konkret  të një zotimi madhor të fushatës sonë për rilindjen e vendit dhe jo vetëm fushatë së PS-së por edhe të fushatës së LSI-së për të shkuar më shpejt drejt një Shqipërie normale, drejt një Shqipërie europiane. Dhe si Aleancë të Shqipërisë Europiane ne sot jemi këtu pasi jemi të gatshëm që zotimin tonë për të mbyllur legalizimet si një plagë e madhe e thelluar dhe e infektuar në vite falas ta bëjmë realitet duke filluar në çdo zonë të Shqipërisë për dhënien e dokumenteve të pronësisë për të gjithë ata që kanë aplikuar vite më parë. Një pjesë e qytetarëve kanë paguar disa herë për të marrë një titull pronësi, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Qeveria e PS-LSI-së, sot do të japë tituj pronësie, e jo Shaban-tapi [aludim për ish-kreun e ALUIZNI-t, z. Shaban Memia – “Dyrrah”].

Është bërë një ndryshim themelor në proces duke vendosur  që ALUIZNI të shkojë te qytetarët dhe të jetë shërbëtori i tyre për të përballuar dokumentacionin.

Mos harrojmë se janë 160 mijë aplikime të bëra në vite për të cilat nuk është bërë asgjë dhe askush nuk i ka vajtuar t’u trokasë në derë qytetarëve.

Dhe janë dhjetëra mijëra në to për të cilat familjet kanë paguar tri herë pa llogaritur ato që kanë paguar për xhepat e atyre që shfaqeshin në dyert tuaja sa herë afrohej një fushatë elektorale dhe madje shkuan deri aty sa t’ju jepnin edhe letra false.

Do të bëhet legalizimi falas për të gjithë familjet, sepse të gjitha ata që kanë ndërtuar një shtëpi duhet të ketë një pronar.

Kur shtëpia kthehet në një pronë të regjistruar ajo nuk është më vetëm një strehë, por një kapital dhe garanci për marrje kredie.

Nga ana tjetër falas do të behet legalizimi edhe për të gjithë familjet pa përjashtim sepse ne duhet t`i japim fund këtij procesi duke i krijuar mundësinë çdo familjeje që ka ndërtuar një shtëpi të bëhet pronar. Ne e bëjmë këtë edhe për ekonominë familjare të gjithë secilit por edhe për ekonominë kombëtare. Sepse këto familje që janë me dhjetëra mijëra kanë investuar gjithçka që kanë pasur dhe gjithë paratë që kanë mundur të kursejnë i kanë nëpër mure dhe në çati. Në momentin kur sot shtëpia kthehet në një pronë të regjistruar ajo nuk është më vetëm një strehë por një kapital që mund ta qarkullosh.

Askush nuk do të paguaj më për penalitete vonesash. Kush ka ndërtuar në tokën e vet nuk do paguajë asnjë gjë, kush ka ndërtuar në pronën e shtetit apo pronarit të vjetër ka një procedurë tjetër. Kemi një grup njerëzish që kërkojnë legalizim dhe një grup njerëzish që kërkojnë kthim pronash.

Në qoftë se je në tokën e shtetit së pari kush paguan vlerën që është më e ulëta për 300 metra katrorë, dhe mbi 300 metra toka kalon në vlerën e tregut. Kush paguan menjëherë ka 20 për qind ulje çmimi dhe përfitim letrash me vlerë. Kush nuk paguan menjëherë e merr përsëri legalizimin, bëhet pronar dhe ka mundësi të paguajë pas një viti por nuk përfiton nga ulja 20 për qind por vetëm pjesën e letrave me vlerë. Kush nuk paguan as pas një viti nuk përfiton asnjë ulje e merr legalizimin por ka kufizim hipotekues. Është pronë që mund të shitet por kufizimin e merr ai që e blen”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/