DURRËS, 15 dhjetor 2013 –  E diel “poetike” në portin e Durrësit: “Grurë dhe hekur”, tingëllon si një vjershë / këngë e dikurshme soc-realiste! Sipas raportit ditor të Autoritetit Portual Durrës (APD) sha, më 15 dhjetor 2013, në kalata ndodheshin 6 anije të transportit të mallrave, nga të cilat një me hekur nikel, 1 me llamarinë, 1 me kontejnerë dhe 3 me grurë (shih faksimilen e raportit ditor të datës 15 dhjetor 2013 dhe hartën e trafikut të orës 15:50, nga AIS-i, sistemi i identifikimit automatik).

Kureshti

Një kërkim për këto mjete lundruese nxjerr të dhëna kureshtare gjeografike: ato janë të regjistruara që nga Malta, Liberia, Kamboxhia, Panamaja, Moldavia deri dhe në shtete “ekzotike” si St Kitts Nevis dhe Belize. Në Durrës të dielën u bregëzuan anije të viteve të fundit si “Vega Aquila” me vitin e ndërtimit 2009, deri dhe të vjetra, 39-vjeçare, si “Diva” me vitin e ndërtimit 1964.

Info

Në kalatën 11 pret të niset në drejtim të portit rumun të Konstacës “Vola 1”, anije gjigante e ngarkuar me 19 mijë tonë mineral hekur-nikel për eksport. Ajo ka si shtet flamuri Maltën, me tonazh 21 395, gjatësi x gjerësi 168.4 m x 25 m, vit ndërtimi 1992-shin. Kurse në kalatën 6 përpunohet një anije e madhe, që ka sjellë 400 copë kontejnerë (“MSC Annamaria”, shteti i flamurit Panama, tonazhi 31 205, gjatësi x gjerësi 187.8 m x 28.5 m, viti i ndërtimit 1987). Ndërkohë pritej për përpunim dhe një anije tjetër e madhe lajner “Vega Aquila” me 144 copë kontejnerë (shteti i flamurit Liberia, tonazhi 12 015, gjatësi x gjerësi 139 m x 23 m viti i ndërtimit 2009). Kurse në kalatën 5 përpunohej anija “Piper” me 2 485 tonë llamarinë (shteti i flamurit Moldova,  tonazhi, 2316 viti i ndërtimit 1982). Ndërkohë në kalatat 1 dhe 2 përpunoheshin 3 anije me grurë importi me një sasi të përgjithshme prej 9 614 tonë, përkatësisht “Diva” me 3 300 tonë (shteti i flamurit St Kitts Nevis, tonazhi  3 260, viti i ndërtimit 1974); “Borealis” me 3 157 tonë (shteti i flamurit Belize, tonazhi 3 574, viti i ndërtimit 1980) dhe “Vetra” me 3 015 tonë (shteti i flamurit Kamboxhia, tonazhi  3 353, viti i ndërtimit 1980).

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/