DURRËS, 15 prill 2014 – Si në qytetin e madh bregdetar, ashtu dhe në zona rurale të qarkut të Durrësit, të marrosur pas makinave, i ngasin jo vetëm pa leje, por edhe në efektin e pijeve alkoolike, sikurse ka ndodhur më 14 prill 2014, kur janë bërë arrestime nga uniformat blu.
NË FUSHË-KRUJË
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se në orën 02.00 të 15 prillit 2014, u arrestua Saba V., 21 vjeç, nga Fushë Kruja, i cili më datë 14 prill 2014, rreth orës 20.30, u kap në qendër të qytetit me një Benz me targa NE 61882, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi si dhe me shpejtësi tej normave të lejuara.
Në orën 17.50 u arrestua Bledar Sh., 28 vjeç, nga Zall Herri i Tiranës, sepse, rreth orës 15.00, në fshatin Luz të Fushë Krujës, u kap në një Alfa Romeo me targa CK606KK pa leje drejtimi.
NË DURRËS
Në orën 18.00 u arrestua Elis K., 29 vjeç, nga Durrësi, i cili, rreth orës 6.30, në lagjen nr. 18, duke i dhënë një Volskwagen-i me targa AA 490 IX, pa leje drejtimi (iu bllokua para një muaji), i bërë tapë, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe u karambolua me një Peugeot me targa DR 3633 F të parkuar, mjet në pronësi të N. P., 59 vjeç, nga Durrësi.
Në orën 22.00 u arrestua Mitrush Dh, 55 vjeç, nga Durrësi, sepse rreth orës 16.30, në lagjen nr. 17 u kap në një Fiat me targa DR 4956 D, i bërë dru me alkool.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 17 vjeç, nga Durrësi, sepse rreth orës 18.00, në lagjen nr. 15 u kap duke ngarë një Benz me targa AA 832 CC, pa leje drejtimi.
Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për S. T., 17 vjeç, nga Durrësi, sepse rreth orës 18.30, në lagjen nr. 18 Durrës është kapur duke drejtuar motoçikletën Kymco 249 cc, me targa DR 250 B, pa leje drejtimi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





