Edhe pse po ndërtonte në tokë të tij, kjo nuk e ka shpëtuar nga telashet

Ndërtimi i një muri guri në tokën e tij ka shkaktuar problem për një 50-vjeçar nga Durrësi, banor I lagjes nr.15.

Ai ka qenë duke ndërtuar murin, kur, dy ditë më parë, rreth mesditës, është vënë re nga policia.

Efektivët e policisë kanë marrë deklaratën e 50-vjeçarit B.B., ndërkohë që dosjen në ngarkim të tij e kanë kaluar për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.