DURRËS, 14 tetor 2014 – Burime nga drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë bëjnë të ditur se të martën, më 14 tetor 2014, në orët e para të mëngjesit, ka gjetur vdekjen ku 45-vjeçarja Nazmie Hastoçi, lindur Burrel, banuese në ish-Kënetë.
E ndjera është përplasur për vdekje nga një Ford Focus me targa AA 305 IX, teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën në boshtin ish-Kënetë-Durrës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Donald Cirongu, 19 vjeç, lindur në Tepelenë e banues në Rrashbull dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





