DURRËS, 24 tetor 2014 –  Reshjet e para të borës në zonat malore ndikuan dhe në ftohjen e menjëhershme të motit në Durrës, ku të premten ka vranësira të dendura me mundësi shirash të dobëta deri në mesnatën e 24 tetorit 2014.

Të shtunën, të dielën dhe të hënën pritet përmirësim i dukshëm i motit, por me temperatura minimale të ulëta.

Mbi parashikimin e motit në Shqipëri 24-25 tetor 2014

Situata sinoptike e parashikuar më 25 tetor në orën 00: rajoni i Ballkanit do të ndodhet nën  ndikimin e një fushe me presion atmosferik të ulët në forcim gradual.

24 TETOR 2014

Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë mot me vranësira dhe reshje në jug të vendit, ku në lartësitë mbi 1500m do të jenë në formë dëbore; era do të fryjë e mesatare, në bregdet deri 30 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat e skajshme të ajrit pritet të luhaten:

në vendet maloretemperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë 2 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 7 gradë celsius;

në vendet e ulëtatemperaturat minimale do të zbresin deri në 9, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18 gradë celsius;

në bregdettemperaturat minimale do të zbresin deri në 11 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 gradë celsius.

25 TETOR 2014

Gjatë kësaj dite do të mbizotërojë mot me vranësira te çrregullta dhe reshje shiu kryesisht në jug të vendit gjatë orëve të para të ditës; era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 25 km/orë, nga veriperëndimi.

Temperaturat e skajshme të ajrit pritet të luhaten:

në vendet maloretemperaturat minimale do të zbresin deri në 4 ndërsa ato maksimale do të  ngjiten deri në 10 gradë celsius;

në vendet e ulëtatemperaturat minimale do të zbresin deri në 11 ndërsa ato maksimale do të  ngjiten deri në 19 gradë celsius;

në bregdettemperaturat minimale do të zbresin deri në 13 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 19 gradë celsius.

Burimi: Departamenti i klimës dhe mjedisit, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

/përgatiti th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/