Një 28-vjeçare ka përfunduar në pranga pasi ka aksidentuar me makinë një djalë 16 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se e reja është shtetasja me iniciale N. Z., banuese në Sukth.
Në lagjen Nr.14, tek “Ura e Dajlanit” duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ ajo ka aksidentuar shtetasin këmbësor E.H. 16 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290 /2 të Kodit Penal.





