Një vajzë që po drejtonte një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikëndarësen e rrugës.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Plepa – Mbikalimi i Shkozetit ditën e martë.
Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, ndërsa policia referoi materialet në Prokurori në ngarkim të 28-vjeçares nga Durrësi, shtetases R.K.





