Një vajzë e re ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët.
Bëhet fjalë për shtetasen F.S., 29 vjeçe, që punon rrobaqepëse në një firmë në Shënvlash, e cila ka tentuar vetëvrasjen në ambientet e punës një ditë më parë.
Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë, dhe sipas burimeve policore, bëhet e ditur se pas mjekimit është larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.





