Një 18-vjeçare në fshatin Perlat të Durrësit ka tentuar t’i japë fund jetës një ditë më parë.
Policia njofton se shtetësja Xh.S., është vetëhelmuar në banesë me fotoksinë.
Nga burimet zyrtare nuk bëhen me dije arsyet që e çuan të renë drejt hapit ekstrem.
Mësohet se 18-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, nenet 99 e 22 të Kodit Penal.





