DURRËS, 28 tetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton se të hënën, më 27 tetor 2014, filloi procedimi penal në mungesë ndaj shijakasit A. K., banues në lagjen “Popullore” për një vjedhje disi të rrallë.

Uniformat blu kanë mundur të zbulojnë se para 6 muajsh, më 28 prill 2014, brenda në port, A. K. ka shkuar në anijen e peshkimit në pronësi të lezhjanit A. D. dhe ka përvetësuar helikën e anijes, e cila ishte në tokë për riparim.

Po punohet për kapjen e tij.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/