DURRËS, 26 qershor 2013 – Deri në orën 8:42 të paradites në qarkun e Durrësit ishin numëruar 414 kuti votimi nga 444 gjithsej.

Pritet nga çasti në çast të dalin rezultatet edhe nga 30 kutitë që po numërohen në Krujë.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 74 045 vota, ku PS-ja ka 56 545 vota dhe LSI-ja 10 941 vota.

Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 64 668 vota, ku PD-ja ka 48 351 vota, PR-ja 9 853 vota; PDIU-ja 3 642 vota.

Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 9 377 vota më tepër, në favor të së majtës.

Diferenca midis PS-së dhe PD-së është 8 194 vota më shumë e para.

FRD-ja ka marrë 4 252 vota.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/