DURRËS, 6 korrik 2015 – Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) Durrës njofton se do të realizojë një investim nga buxheti i shtetit për rehabilitimin e hapësirës së amfiteatrit të Durrësit. Është vënë në dispozicion një fond limit prej 4 milionë lekësh. Punimet duhet të kryhen brenda 60 ditëve pas nënshkrimit të kontratës. Tenderi do të bëhet më 14 korrik 2015. Bëhet fjalë për prishjen e dy shtëpive. Ky proces do të realizohet nga firmë me ekspertë punimesh në monumente kulture. Në fillim u shemb pjesa e ndërtimit të ri. Sipas drejtorit të DRKK Durrës Ledion Lako, nuk ka probleme me shpronësimet pas Vendimit të Këshillit të Ministrave.
/red. kult. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/