DURRËS, 26 qershor 2013 – Deri në orën 16:03 në qarkun e Durrësit raportohej se ishin numëruar 436 kuti votimi nga 444 gjithsej.
Pritet nga çasti në çast të dalin rezultatet edhe nga 8 kutitë e fundit në Krujë.
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka marrë 78 370 vota, ku PS-ja ka 59 907 vota dhe LSI-ja 11 448 vota.
Koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim” ka siguruar 68 646 vota, ku PD-ja ka 51 766 vota, PR-ja 10 228 vota; PDIU-ja 3 722 vota.
Diferenca midis dy grupimeve të mëdha është 9 724 vota më tepër, në favor të së majtës.
Diferenca midis PS-së dhe PD-së është 8 141 vota më shumë e para.
FRD-ja ka marrë 4 502 vota.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





