DURRËS, 8 mars 2014 – Pas 6 goditjeve sizmike, edhe dy të tjera më 8 mars 2014.
Në orën 16:18:37 tërmeti me magnitudë 2,9 ka rënë në fshatin Lalëz (koordinatat 41.52°V, 19.58°L), me epiqendër në thellësinë 7 km.
Në orën 17:36:28 tërmeti pati një forcë M=3.1, epiqendër në thellësinë 14 km, në gjirin e Lalëzit (koordinatat 41.52°V, 19.52°L).
Ndërkaq, tërmetet e mëparshme në Durrës paskan qenë më të forta se sa thotë instituti përkatës në Tiranë.
Sipas disa portaleve italiane dhe angleze, të cilat i referohen EMSC-së (European-Mediterranean Seismological Centre – Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, shih faksimilen e faqes) tërmeti i shtatë, i rënë në Gjirin e Lalëzit dhe që ndodhi në orën 16:12, kishte një magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, një portal anglez flet për M=4,6.
[Por, sipas sizmologjisë shqiptare tërmeti i orës 16:12:32, ka pasur një magnitudë 4,2].
Më parë, një tërmet me magnitudë 4,6 ra në orën 16.06.
[Sipas rrjetit sizmologjik shqiptar ka pasur një magnitudë 3,9, shih dhe “Dyrrah”-un].
Thellësia e këtyre ngjarjeve sizmike rezulton të jetë mjaft sipërfaqësore.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





