DURRËS, 14 shtator 2014  –  Në hapje të seancës plenare të 13 shkurtit 2014, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta njoftoi deputetët se përpara fillimit të seancës plenare u zhvillua mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të diskutuar vakancën e krijuar pas dorëheqjes së deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ermirë Koçi. “Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në mbledhjen e tij të datës 13.2.2014, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta në mbështetje të nenit 13, pika 5 të Rregullores së Kuvendit, sipas së cilës ‘Këshilli verifikon mandatin e deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare brenda 30 ditëve’ u njoh dhe diskutoi rreth vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Këshilli në mbledhjen e tij konstatoi se deputetja Ermirë Koçi, me anë të shkresës nr. prot. 445, datë 12.2.2014  ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit sipas përcaktimeve të nenit 71, pika 2, germa ‘b’ të Kushtetutës. Duke qenë se konstatohet përsëri vakancë e krijuar si rezultat i dorëheqjes së deputetet Ermirë Koçi, Kuvendi në mbështetje të nenit 164, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor” ka detyrimin ligjor të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës,” tha Kryetari i Kuvendit duke cituar shkurtimisht raportin e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/