· Po më 3 nëntor 2014 bashkimi i firmave në Perimore Sukth dhe Xhafzotaj fitoi edhe rrugën “Palombari”
DURRËS, 6 dhjetor 2014 – Edhe rrugën “Durrësi në shekuj” do ta rikonstruktojë i njëjti bashkim operatorësh ekonomikë durrsakë me seli në lagjen Perimore të Sukthit dhe Xhafzotaj, që fitoi tenderin për rrugën “Palombari”, madje me të njëjtën vlerë ofertë që është 64 për qind e fondit limit dhe në të njëjtën datë: 3 nëntor 2014.
Bashkia Durrës ka njoftuar një ofertues prej dy firmash ndërtimi, që selitë i kanë në lagjen Perimore të Sukthit dhe Xhafzotaj, se është shpallur fitues i tenderit për rikonstruksionin e rrugës “Durrësi në shekuj”._3.jpg)
Në procedurën e prokurimit publik me fond limit nga buxheti i shtetit prej 8 867 000 lekë (reth 64 mijë euro), që u zhvillua më 3 nëntor 2014, morën pjesë 13 konkurrues, nga të cilat vetëm një u shkualifikua. Fituesi i renditur në vend të parë kishte dhënë ofertën prej 5 684 800 lekë (rreth 41 mijë euro), sa 64,1 për qind e fondit limit. Kjo vepër publike do të realizohet brenda 60 ditëve nga nënshkrimi i kontratës, tha bashkia e Durrësit. Është një rrugë e shkurtër që lidh rrugën e Unazës afër kolegjit “Turgut Ozal” me rrugën e Shkozetit “Bajram Tusha”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





