DURRËS, 16 dhjetor 2014 –  Edhe java e re në Durrës, e hënë, 15 dhjetor 2014, nis me tri vjedhje nga autorë të paidentifikuar, sikurse njofton Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 N. Xh., 85 vjeç, banues në Durrës, kallëzon se më 14 dhjetor 2014, i kanë vjedhur me thyerje banesën, ku i kanë marrë 1 aparat fotografik dhe 1 aparat për heqjen e kallove.

Gjatë natës, në fshatin Rrashbull, dyshohet të jetë vjedhur me thyerje banesa e H. T.-së, 51 vjeç, ku kanë marrë 2 matrapikë, 2 gurë fresibël dhe një sasi kabëlli elektrik.

Më datë 15 dhjetor 2014, gjatë natës, në lagjen nr .1, dyshohet të kenë vjedhur lokalin lotosport të G. M.-së, 24 vjeç, banues në Durrës, ku kanë marrë 1 televizor e 1 aparat Digitalb.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/