Qyteti i Durrësit përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në sportin e mundjes.
Në fundjavë, në sallën e sportit “Farie Hoti” në Tiranë u zhvillua Kupa e Shqipërisë në sportin e mundjes.
Ekipi nga Durrësi “Jonas Wrestling” mori pjesë në këtë event sportiv me 4 ekipe, duke u përfaqësuar në grupmoshat U-15 me ekipin A dhe B dhe U-17 me ekipin A dhe B, në total me 35 sportistë.
Në përfundim të Kupës së Shqipërisë, ekipi nga Durrësi shpallet kampion në të dyja grupmoshat me ekipin A, ndërsa ekipi B rrëmben vendin e tretë në grupmoshën U-17.