DURRES 23 shtator 2014 – Një godinë, e cila ishte në ndërtim e sipër tek mbikalimi i Flakës në Durrës ishte në shënjestër të një sasie eksplozivi. 
Mësohet se ngjarja e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme, ndërsa raportohet për dëme të mëdha materiale pa pasoja në njerëz. 
Sipas informacioneve, mësohet se objekti i pabanuar ishte në pronësi të një familje nga Kukësi, e cila jetojnë në Angli. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes