Në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” tē Durrësit, mbrëmjen e 28 nëntorit u bënë bashkë  artistët që me tablotë e tyre tashmë i përkasin fondit të artë të galerisë, por edhe të rinjtë, që me punimet e viteve të fundit kërkojnë të lënë gjurmë në historinë e artit të qytetit bregdetar.

E pikërisht “Gjurmë” titullohet ekspozita kolektive, ku artdashësit mund të admirojnë tablotë e 50 artistëve të qytetit.

Ekspozita synon të krijojë një urë lidhëse midis fondit historik të Galerisë dhe krijimtarisë bashkëkohore të artistëve durrsakë bën të ditur drejtoresha Alketa Tragaj. Sinkron

Nuk ndodh shpesh që në një ekspozitë të gjesh portrete të figurave kombëtare të realizuara me vaj në kanavacë, por edhe me string art, apo siç njihet ndryshe art përmes fijes. Ajo që i bën bashkë pjesën më të madhe të tablove është pikerisht tematika patriotike, meqë ekspozita hapet ndërsa Shqipëria kremton dy festat më të rëndësishme të saj; pavarësinë dhe çlirimin e vendit.

M.B.