Më 12 shtator 2019, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit u hap ekspozita “Art 2019” e piktores, skulptores dhe restaurueses së njohur Liliana Çika.
Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm miq, artdashës, familjarë dhe qytetarë, të cilët vlerësuan punë e bërë në vite nga piktorja dhe skuptorja Çika.
Në punimet e artistes bien në sy piktura me peizazhe, portrete me në qendër figurën e gruas, etj..
Çika ka marrë pjesë në shumë ekspozita e konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, në disa prej tyre është nderuar me çmim të parë e të dytë, si dhe ka marrë çmim Oskar për Arte Vizive në Monte Karlo./ Th.M.