Në një nga mjediset e muzeut arkeologjik u çel ekspozita kushtuar figurës dhe ndihmesës së Agim Kavajës në trashëgiminë arkeologjike të Durrësit, si dhe aspekteve të tjera, si fotograf, piktor, përkthyes.  

Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe në javët në vazhdim. Ekspozita e vogël është e konceptuar në tri ndarje: veprat në pikturë, puna në Muze, skica nga zbulimet, projekt-ideja në Vangjel Toçit për parkun arkeologjik 

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm familjarë të Agim Kavajës, ish-kolegë arkeologë, miq. 

Për jetën dhe veprimtarinë e tij folën i biri Andi Kavaja, shkrimtari dhe miku i ngushtë Shpend Topollaj, arkeologu i Prof. Dr. Fatos Tartari, skulptori Idriz Balani, piktori Nelo Lukaçi.

Th.M.