DURRËS, 9 janar 2015 –  Një pikë e basteve sportive është grabitur mbrëmjen e së enjtes, më 8 janar 2015. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në sektorin Iliria, ndërsa pronari i lokalit ka rrezikuar seriozisht jetën, pasi është qëlluar me armë nga grabitësi i maskuar.

Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njofton se të enjten, më 8 janar 2015,në 22.30 në lagjen nr. 13 (Plazh) në një Eurolloto në pronësi të Ëngjëll Ismailajt, 39 vjeç, është futur një person i maskuar i armatosur, me një pushkë të shkurtër. Ky i fundit ka kërkuar paratë e arkës, xhiron ditore të basteve sportive. Meqenëse pronari e ka kundërshtuar, grabitësi ka qëlluar në drejtim të tij, por, fatmirësisht, nuk e ka kapur plumbi, i cili rënë në mur. Policia tha se maska ka marrë 100 mijë lekë te xhiros ditore dhe është larguar. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/