Nën kujdesin e Prefektit të Durrësit Roland Nasto është zhvilluar debati promovues i romanit të Enton Bidos “Prijësi i Palavdishëm”, i bazuar mbi ngjarje historike që sipas autorit, e provokon lexuesin gjatë leximit të romanit. Ai është shprehur lidhur me këtë botim se ai ka dashur që për lexuesit e tij të kudondodhur, të sjellë diçka të re, një normativë të re në funksion të kërkesave të reja letrare të mijëvjeçarit të ri.

Rruga letrare e autorit është e gjatë me rreth 17 vepra letrare të shkruara dhe të përkthyera. Sipas kritikës letrare, në secilën nga zhanret e lëvruara prej tij, Bido ka spikatur me vargun tepër konçiz të poezisë, gjetjen interesante të personazheve në prozën e shkurtër, gjykimin dhe analizën e saktë në kritikë letrare dhe përballimin e vështirësive të përkthimeve të suksesshme.

K.H.