Qarkullonte me fadromë, por ka shkaktuar një aksident rrugor si pasojë e të cilit një person ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se më datë 25.03.2017, shtetasi A.B, vjeç 39, banues në fshatin Sukth Durrës, duke lëvizur me mjetin tip “Fadromë”, pa targë, në Katund, Sukth, ka goditur mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi F.K, vjeç 27, banues në fshatin Shën-Vlash, Durrës.

Nga përplasja është dëmtuar pasagjerja e mjetit “Benz”, shtetasja M.K, vjeç 47, e cila fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ndaj drejtuesit të fadromës do të vazhdojë procedimi sipas nenit 290/1 i Kodit Penal.