Durrës, 3 prill 2014 – Babai i një 16 vjeçareje ka denoncuar një ditë më parë në polici largimi në shtëpia në drejtim të paditur të vajzës së tij adoleshente. Sipas policisë, rreth mesditës së të mërkurës, 56 vjeçari A.SH., banues në Durrës ka deklaruar para uniformave blu, se vajza e tij 16 vjeçare, K.Sh. është larguar nga shtëpia pa i thënë askujt prej familjarëve se ku po shkonte. Pasi ka kërkuar tek të afërmit dhe shoqet e vajzës, 56 vjeçari i është drejtuar Komisariatit të Policisë së Durrësit për të bërë denoncimin për rastin në fjalë. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit po punojnë për lokalimin e vendndodhjes së vajzës dhe rikthimin e saj në shtëpi.     

Javët e fundit, largimet nga shtëpia të femrave, kryesisht të moshës së mitur, janë kthyer në fenomen shqetësues për familjarët e tyre në rrethin e Durrësit. Janë një sërë rastesh të dokumentuara nga policia këto javë, kur baballarët apo bashkëshortët e femrave të larguara nga shtëpia kanë bërë denoncimet përkatëse në polici. Një pjesë e femrave të larguara janë mundur të gjenden nga policia disda ditë pas largimit dhe janë rikthyer në familje. Shpeshherë kanë qenë konfliktet familjare apo bashkëshortore që i kanë shtyrë femrat të ndërmarrin këtë vendim. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/