Një familje e varfër, të cilën natyra e goditi fort duke rënduar edhe më shumë gjendjen e saj.
Familja e Pëllumb Seferit në zonën e ish-Kënetës në Durrës e ka kaluar natën nën ujë, ndërkohë mëngjesin e sotëm ata kanë parë dëmet reale në banesën e varfër.
Shtëpia 1-katëshe është rrethuar nga uji, ndërkohë që brenda në shtëpi niveli i tij shkon rreth 30 cm apo dhe më shumë.
Gjithçka është nën ujë, mobiljet dhe elektro-shtëpiaket kanë dalë jashtë funksionit.
I zoti i shtëpisë, Pëllumbi hap derën për mediet për të treguar situatën mjaft të rëndë në të cilën ndodhet.
Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje, që tashmë ka përpara një dimër shumë të vështirë.
Pëllumbi shpreson që autoritetet të ndërhyjnë t’i largohet të paktën uji nga shtëpia, pasi kompensimi për dëmet ndoshta nuk do vijë asnjëherë!
Pamjet filmike të operatorit të DurrësLajm nuk kanë shumë nevojë për koment:





