Një ngjarje tragjike është regjistruar pak minuta më parë në një fshat të Durrësit.
Rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. H., 47 vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se akti i vetëvrasjes është kryer në kushte depresioni.





