DURRËS, 1 dhjetor 2014 –  Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP), ose sikurse njihet ndryshe Akademia Gjermane e Biznesit, ndonëse në përbërje të universitetit publik “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), do t’i zhvillojë vetë konkurset për dy vende të reja pune për përgjegjës departamentesh dhe tre për pedagogë.

FASTIP-i, ndërtesa e të cilit ndodhet afër Urës së Dajlanit, ka shpallur zhvillimin e dy konkurseve më 20 dhjetor 2014. Kështu hapen dy vende të reja për përgjegjës departamenti të menaxhimit të bankave dhe përgjegjës departamenti të menaxhimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Po ashtu do të zhvillohet dhe konkursi për personel akademik për tre pozicione: financë-kontabilitet, menaxhim-marketing dhe shkenca ekonomike.

Kuptohet që konkurruesit duhet të kenë minimumin gradën doktor, të dinë anglisht (gjermanishtja dhe gjuhët e tjera janë epërsi), të kenë notën mesatare tetë në të gjitha ciklet e arsimimit, dhe do të shihen me sy më të mirë kandidatët që vijnë nga universitetet publike.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/