“Festa e Miqësisë”, eventi tradicional që organizohet çdo vit në Durrës, rikthehet sonte në shëtitoren “Taulantia”, duke nisur nga ora 20:00.
Në skenë do të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare si Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Renis Gjoka.
Kryebashkiakja Emiriana Sako fton qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje festive në zemër të qytetit.
Postimi i plotë:
Festa e Miqësisë vjen në Durrës.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Durrësit dhe vizitorët që ndodhen në qytetin tonë, të bëhen pjesë e Festës së Miqësisë, një aktivitet festiv që sjell
muzikë, energji dhe emocione pozitive në
shëtitoren “Taulantia”.
Në skenë do të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare:
Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Renis Gjoka.
Vendi: Shëtitorja “Taulantia”
Data: 25 Korrik 2025
Ora : 20:00
Ju mirëpresim të gjithë për të festuar së bashku në një atmosferë miqësore, në zemër të qytetit tonë!





