Ka nisur festa në bulevardin “Epidamn”.
“Street Fest” filloi rreth orës 18:00 dhe do të vijojë deri në mesnatë me muzikë nga Dj të ndryshëm dhe të ftuar këngëtaren Eneda Tarifa.
Kujtojmë se ky aktivitet është i pari në kalendarin e aktiviteteve, që do të organizohen gjatë “Javës së Turizmit” dhe që çelin sezonin e ri veror.





