DURRËS, 9 tetor 2013 – Edhe një veprimtari tjetër muzikore ndërkombëtare, që për pak sa nuk dështoi, më 8 tetor 2013 nisi në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit edicioni i tetë i Festivalit të Dansit Modern dhe Kontemporan. Në orën 19:30 do të do të japin dy trupa, ajo zvicerane Jozsef Treffeli me “Jinx 103” dhe ajo hungareze Hodworks me “The way my father imagined it all” ora 20:00. Ndërkaq, me gjithë numrin e reduktuar të trupave të pranishme, shfaqjet do të jenë të pranishme edhe në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Prishtinës. Drejtori i këtij festivali, Gjergj Prevazi, thotë se vështirësitë financiare për realizimin e këtij edicioni janë të mëdha. Këtë vit performojnë 5 trupa, dy nga të cilat nga Italia, si dhe nga Hungaria, Zvicra dhe Shqipëria (shih posterin me programin). Nga 8 tetori deri më 6 dhjetor, ato do të japin 10 shfaqje, jo vetëm në salla teatrore, por edhe në sheshe e shëtitore si Qendra Multimedia në Prishtinë, teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë, salla e Universitetit të Tiranës, teatri “Moisiu” në Durrës, si dhe shëtitorja pranë Teatrit kombëtar në Tiranë.






