2 shtator 2015 –  Në prag të fillimit të vitit të ri mësimor në shkollën e mesme sportive kombëtare “Bernardina Qeraxhia” po zhvillohen konkurset e përzgjedhjes së elementëve të talentuar. Ditën e mërkurë, më 2 shtator 2015, u zhvillua konkursi për 95 të rinj, prej të cilëve do të përzgjidhen rreth 60 nxënës për klasat e para.

Drejtori në detyrë i kësaj shkolle, Artur Velaj, thotë se konkurrimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim për disiplinat e tjera sportive si ato te lojërave me dorë etj. Nga kjo shkollë kanë dalë ndër vite sportiste me emër në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

/Portali DurresLajm.com/