Stafi i spitalit të Durrësit, në bashkëpunim me repartin zjarrfikës kanë inskenuar sot një rast rënie zjarri. Inskenimi kishte për qëllim të demostronte sesi duhet vepruar në raste të tilla.

Demostrimi i sotëm tek godina e infektivit ishte trajnimi përmbyllës në kuadër të javës së infermierit.

"Menaxhimi i Urgjencave mjekesore u finalizua sot me realizimin e nje demostrimi praktik. Kjo prove u realizua me sukses me mbeshtetjen dhe bashkepunimin e policise se shtetit dhe drejtorise se zjarrfikseve Durres. Nje falenderim shkon per te gjithe aktoret e ketij demostrimi dhe veçanerisht per stafin e Infermiereve te Spitalit Durres”,– shkruan spitali i Durrësit në Facebook.Nd

Ndërkohë, ditën e enjte, në ambientet spitalore u zhvillua një tjetër demostrim, gjatë të cilit stafi mjekësor u dha ndihmën e parë "pacientëve" në urgjencë.