Më 13 gusht 2013 ora 10.00, në Tiranë, zhvillohet ankandi për ofiçinën e divizionit me sipërfaqe 1 630 metra katrorë
DURRËS, 3 gusht 2013 – Ministrat në ikje Ridvan Bode dhe Arben Imami do të nxjerrin në shitje, më 13 gusht 2013, ofiçinën e divizionit në Shkozet.
Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike e Ministrisë së Financave do të nxjerrë në ankand, që do të zhvillohet më 13 gusht 2013 ora 10.00, në zyrat e veta në Tiranë, pronën nr. 213 të Ministrisë së Mbrojtjes, sikurse njihet me emrin “ofiçinë divizioni Shkozet-Durrës”.
Gjithë vlera fillestare e ankandit (mjete kryesore plus vlera e truallit) është 15 122 500 lekë.
Por rreth 72 për qind të vlerës gjithsej të ankandit, 10 834 610 lekë, e përbën trualli me sipërfaqe 1 630 metra katrorë (sipërfaqja nën objekt është 698.6 metra katrorë).
I bie që “pazari” të fillojë me çmimin për njësi prej 6 647 lekë / metri katror ose 47 euro / metri katror. Bazuar në tregun e tokës, ky çmim është “falë”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





