Forcat e Sigurisë Portuale FSPD kanë zhvilluar këto ditë një testim mbi kalimin në nivelin II të Sigurisë Detare si dhe për marrjen e masave e zbatimin e proçedurave në këtë nivel.
Bazuar në planin stërvitor vjetor të FSPD, në Terminalin perëndimor u simulua prania e një objekti të dyshimtë. Brenda pak minutash në bashkëpunim edhe me policinë e Kufirit dhe Migracionit, si dhe Kapitenerinë e portit u morrën të gjitha masat e Sigurisë nr 2.
Inspektimet dhe kontrollet nisën në hyrje të Terminalit, në kalata si dhe me mjet lundrues në zonën detare, ndërsa për masat e sigurisë u përfshinë në Testim edhe forcat Zjarrfikëse, Autoambulanca dhe punonjësit e Dispeçerisë.
Për afro dy orë forcat e FSPD dhe institucionet e bashkëpunimit punuan intensivisht për arritjen e standarteve të sigurisë, e më pas për rikthimin në normalitet.