19 shtator 2013- Një aksident është shënuar mesditën e sotme, me pasojë plagosjen e një 9 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkollës Italiane në Durrës, ku nxënësi është përplasur nga fugoni i shkollës i cili ka qenë duke ecur mbrapsht dhe nuk e ka vënë re 9 vjeçarin.Fëmija është dërguar menjëherë në spital ku po merr dhe ndihmën mjekësorë, ndërsa mësohet se 9 vjecari ka marrë dëmtime të lehta dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.





