DURRËS, 25 nëntor 2013 – Fundjavë me vjedhje në qarkun bregdetar, transformator që le një fshat të tërë pa drita, një veturë gjermane deri dhe plaçka shtëpie. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të shtunën, më 23 nëntor 2013, rreth 8.00 paradite, në fshatin Katund Sukth tw komunës sw Katundit tw Ri është konstatuar se nga persona akoma të paidentifikuar është vjedhur transformatori. Me kryerjen e veprimeve të para, po punohet për identifikimin e autorëve. Të dielën, më 24 nëntor 2013, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e Marenglen L., 23 vjeç, banues në Bathore Tiranë. Rreth orës 14.00, te lokali “Brama” në fshatin Nikël tw komunës me tw njëjtin emwr tw rrethit tw Krujës, dyshohet se 23-vjeçari me emër të krijuar germat e para të ideologëvë të komunizmit (Marks-Engels-Lenin) ka vjedhur një “Benz 190” me targa AA430GM. Vetura ishte në pronësi të P. P., 39 vjeç, banues në fshatin Çukë të rrethit të Sarandës. Pasi e ka përplasur makinën e vjedhur te mbikalimi i Kasharit, Marengleni e ka braktisur. Po të dielën, më 24 nëntor 2013, ora 17.00, u bë ndalimi i Gentian D., 39 vjeç, banues në Durrës. Dyshohet se 39-vjeçari më 21 nëntor 2013, rreth orës 10.00 paradite, në lagjen nr. 1 të qytetit të Durrësit kanë vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e shtetasit J. M., 33 vjeç, banor i lagjes nr. 6 Durrës. Sendet bllokuar në një dyqan në lagjen nr. 5 Durrës, ku edhe ishin shitur prej të ndaluarit. Këtë vjedhje e ka kryer në bashkëpunim me një person për të cilin po punohet për ta identifikuar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





