Durrës, 2 korrik 2014 – Deputetet socialiste femra të Durrësit në bashkëpunim me Institutin Demokratik Amerikan organizuan takimin"Fuqizimi ekonomik i gruas sfida jonë e përbashkët". Në këtë takim me dhjetra biznesmene femra që operojnë në qytetin e Durrësit mori pjese edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sugjerimi i problematikave që hasin gratë biznesmene gjatë aktivitetit ekonomik si dhe paraqitja e tyre në tryezën që do të organizohet në Tiranë me qellim sensibilizimin e institucioneve shtetërore për t’u vënë në mbështetje të kësaj kategorie të biznesit.
Tjetër qellim i këtij takimi ishte paraqitja e grave të sukseseshme në biznes për të qenë ato shembulli i më të rejave në këtë rrugë të vështirë.
Takimin e pershendeti edhe kryetari i bashkise se Durresit Vangjush Dako. Ne fjalen e tij ai tha se: "Deshiroj te inkurajoj grate biznesmene te cilat duhen mbeshtetur ne aktivitetin e tyre.Ne duhet te jemi me te kujdesshem ndaj kesaj kategorie pasi dihen veshtiresite e te marrurit me biznes aq me teper kur pabarazia gjinore ne vendin tone eshte nje problem me vete".
Per kryebashkiakun e Durresit, ne shkalle vendi, ndjehet nje fryme e re persa i perket angazhimit te grave ne jeten e vendit. Ato jane me te shumta dhe me aktive jo vetem ne administraten publike por edhe ne biznes. Shifra 12% ne biznesin e madh eshte nje shifer inkurajuese, e cila duhet te rritet ne te ardhmen fale bashkepunimit me te gjithe aktoret dhe faktoret ekonomike.
Nderkohe kryetari Dako i ftoi grate biznesmene qe te bashkepunojne se bashku per te zbutur papunesine ne Durres duke punesuar ne sektore te ndryshem te biznesit forcat e afta qe kerkojne pune.
Organizata e Kombeve te Bashkuara ne bashkepunim me qeverine shqiptare kane organizuar nje studim sipas te cili rezulton se ne vendin tone perqindjen me te madhe te papunesise e perbejne grate. Ato punojne ne sektore me inferiore ne krahasim me burrat.65 % e femrave qe diplomohen jane te papuna. Edhe ne biznes grate jane me te pakta ne numer se burrat pasi ato nuk disponojne prona.
Sidoqofte perpjekjet e grave per te bere biznes nuk kane munguar.Drejtoresha e tatim taksave Valbona Sako deklaroi se ne Durres ushtrojne aktivitetin e tyre 14.854 subjekte prej tyre 2956 drejtohen nga femra qe perbejne 20 % te biznesit. Gjithashtu nga 3107 biznese me medha 381 prej tyre ose 12 % drejtohen nga biznesmene femra. Ndersa ne biznesin e vogel jane 2575 femra qe jane vene ne drejtim te tyre qe perbejne 22 % te totalit te ketij biznesi. Bizneset qe drejtohen nga femra jane tregetia, fasonet, farmacite, ndertimi dhe OJQ.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





