Përplaset furgoni i Forcës së Sigurisë së Portit të Durrësit me një kamion brenda territorit të portit. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk ka patur të lënduar në njerëz.
Aksidenti, disi i çuditshëm, ka ndodhur sotm pranë rrethrrotullimit, tek njëra nga daljet e portit. Furgoni i Forcës së Sigurisë ka goditur kamionin nga prapa, gjë që tregon se furgonit nuk i punonin frenat ose drejtuesi i tij është treguar i pakujdesshëm. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur edhe punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët kanë dokumentuar ngjarjen dhe janë duke punuar për të sqaruar dinamikën e aksidentit.





