Vidhet një shumë parash në dyqanin e një kompanie celulare në Durrës.

Policia njofton se autori, i identifikuar tashmë dhe i shpallur në kërkim, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë.

Autori i dyshuar është shtetasi Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës e kanë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.