Ndaj një 64-vjeçari ka nisur procedimi penal nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për dy vepra penale “Fyerja” dhe “Lëndime të tjera me dashje”.

Siç mësohet nga burime zyrtare të policisë, ngjarja për të cilën akuzohet 64-vjeçari B.L. banues në fshatin Perlat, është regjistruar një ditë më parë në një lokal në fshatin Kullë, Manzë.

Ndërsa ka qenë në lokal, shtetasi B.L. ka fyer pronaren e lokalit, 60-vjeçaren D.K. dhe më pas është konfrontuar edhe me bashkëshortin e saj, 65-vjeçarin V.K, të cilin e ka goditur me grusht.

Pasi ka marrë dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 64-vjeçarin B.L.