Gazetari i njohur në Durrës, Thanas Mustaqi, përmes një statusi në rrjete sociale, sjell në vëmendjen e të gjithëve, mësuesen e njohur Diktere Mustafaraj.
Në prag të 80-vjetorit të saj të lindjes, Mustaqi kujton se zysh Diko, është lënë në harresë nga shteti dhe shoqëria civile.
Ndërsa nënvizon se ajo ka qenë një mësuese e shkëlqyer letërsie në shkollën e mesme të muzikës “Mujo Ulqinaku”, tashmë e njohur me emrin “Jan Kukuzeli”, gazetari Mustaqi ndalet eedhe në kontributin e rëndësishëm që zysh Diko ka dhënë në sportin e volejbollit dhe ping pongut, si një sportiste ellitare.
“Ajo shquhet dhe tani për gjallërinë, por dhe për optimizmin që e karakterizon në këtë moshë”,- e mbyll statusin e tij gazetari Mustaqi.
Postimi i plotë:
Diko (Diktere) Mustafaraj është një tjetër emblemë e Durrësit, e lënë në harresë nga shteti dhe shoqëria civile.
Ne, bashkëkohësit, e zysh Dikos e njohim edhe si mësuese të shkëlqyer letërsie në shkollën e mesme të muzikës “M. Ulqinaku / sot artistike “Jan Kukuzeli”, por si edhe një nga sportistet më elitare të vendit në volejboll dhe kampione kombëtare në pingpong. Në prag të 80-vjetorit të lindjes, i uroj shëndet. Ajo shquhet dhe tani për gjallërinë, por dhe për optimizmin që e karakterizon në këtë moshë.