DURRES, 30 mars 2013 – Gjenden shendoshe e mire dy 25-vjecarët, të cilët kishin dalë për peshkim mëngjesin e djeshëm me një mot të keq dhe det me dallgë.
Gëzim Bashllari dhe Fatmir Ismailaj të cilët prej mëngjesit te djeshëm kishin humbur gjurmët në det të hapur janë gjetur në oret e para te dites se sotme në afërsi të Durrësit. Lajmi konfirmohet nga Kapiteneria e portit në Durrës. 25-vjecarët janë vënë re nga marinarë e kroçerës "Costa Vouager", e cila menjëherë ka kryer manovrimet e duhura dhe u ka ardhur në ndihmë dy të rinjve. Gjendja shëndetësore e 25 vjeçarëve është e mirë. Ata pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit në bordin e anijes turistike.
Dy peshkatarët, jo amatorë kishin dalë për peshkim në orët e para të mëngjesit të djeshëm, me një gomone, ndërsa kanë kërkuar ndihmë kur ndodheshin në det në afër si të Zvërnecit. Familjarët janë shprehur se rreth orës 7:00 të mëngjesit, Fatmir Ismaili ka telefonuar vëllain e tij, ku i ka thënë se ishte bashkë me një person tjetër dhe ndodheshin në rrezik.
Sipas Kreut të qendrës Ndër-operacionale Detare, Shefqet Bruka, njoftimi ka ardhur nga vetë peshkatarët rreth orës 6:50, ndërkohë që 10 minuta më vonë, ka dalë në det për kërkimin e tyre anija A-05. Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë ditës se djeshme, ndërsa për shkak të motit të keq dhe errësirës janë ndërprerë rreth orës 20:00.
(VIJON)
/m.l. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





