Një grua e moshuar, banore e lagjes nr.13 në Durrës, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se shtetasja Z.V. 76 vjeçe është gjetur pa shenja jete në shtëpi dhe nga veprimet paraprake të kryera rezulton se vdekja është shkaktuar për shkaqe natyrale.

Materialet për këtë çështje u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.