25 shtator 2015 – Gjendet i djegur një 80-vjeçar në banesën e tij në Durrës.

Sipas burimeve të policisë, i moshuari me inicialet S.B., jetonte në lagjen numër 10 të qytetit në afërsi të shkollës”Hajdar Dushi”

I moshuari është gjetur i djegur paraditen e sotme. Forcat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Pritet që në vijim të zbardhet dhe dinamika e ngjarjes.

/S.L. portali DurresLajm/